Lëvizja Vetëvendosje: Jemi subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës

Lajme
09:29 | 30 Nëntor 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan në veri të Mitrovicës, përpos atyre në Podujevë.

Vetëvendosje ka uruar kandidatin e tyre Erden Atiq, pasi VV është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veri të vendit. Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje u tha se Erdeni do të vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare.

Postimi i plotë: Urime Mitrovicë! Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës. Kandidati më i votuar, Erden Atiq, që vjen nga pjesa veriore dhe që kurrë nuk i ka munguar Mitrovicës e përherë është angazhuar për të mirën dhe bashkimin e qytetit mori përkrahjen e shqiptarëve në atë pjesë.

Erdeni do ta vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare. Ai do të jetë zë i Republikës tonë, ashtu sikurse edhe i historisë që njeh si lavdinë punëtore e qytetare në atë pjesë, ashtu edhe krimet e padrejtësitë e ushtruara ndaj shqiptarëve. Erdeni dhe qytetarët e Mitrovicës që e përkrahën atë, qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, aktivistët e saj, do ta shtojnë zërin dhe peshën e Republikës së Kosovës në atë pjesë dhe nuk do ta ndalin asnjëherë angazhimin e tyre për ta bashkuar qytetin e Mitrovicës. Urojmë qytetarët, përkrahësit, aktivistët dhe Erdenin që na bënë krenarë sot.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.