“Lajme të mira nga Shqipëria”, Leonardo DiCaprio i gëzohet shpëtimit të lumit Vjosa

Magazine
09:20 | 18 Nëntor 2020

Leonardo DiCaprio ka publikuar një foto të lumit Vjosa dhe iu gëzua mbrojtjes së tij.

Aktori i nohur Leonardo DiCaprio tash e një kohë është shumë aktiv me kampanja për mbrojtjen e mjedisit. Së fundi, ai iu bashkua fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe publikoi një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, të shoqëruar me një shkrim të gjatë.

DiCaprio thotë se lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës, teksa përmend refuzimin e projektit të digës si dhe njoftimin se zona do të bëhet një park kombëtar.lajmi.net. “Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, shkruan ndër të tjera aktori. Ai i bën thirrje kryeministrit federal të Bosnjë dhe Hercegovinë që të ndërmarrë hapa ligjor për mbrojtjen e lumenjve.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.