Lajcak paralajmëron pasoja për Kosovën pasi nuk lejoi Vucicin të hyjë në Kosovë

Lajme
10:46 | 26 Nëntor 2020

Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq në Kosovë.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit.

Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet (Liria e Lëvizjes dhe Vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. “Mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e Dialogut. Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren; kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme Gjithëpërfshirëse”, thuhet ndër të tjera në letër që e ka publikuar Indeksonline.

Prandaj, Lajçak thotë se mbështetja e Hotit në cilësinë si Kryeministër është thelbësore për të siguruar që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të respektojnë zotimet e tyre nën Dialogun; BE pret që Kosova të vazhdojë të angazhohet në arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës me Serbinë; kjo përfshin respektimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialog deri më tani.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.