Kylie Jenner vë në fokus ndryshimin e ri, teksa shfaqet atraktive me flokë rozë

Magazine
13:08 | 30 Qershor 2020

Kylie Jenner bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë kah ajo me fotografitë e fundit njëherësh të reja që ka ndarë në rrjetet sociale.

Me një paruke rozë, mogulja e bukurisë dukej në formë të mahnitshme teksa kishte vënë në pah asetet e saj trupore.

Nëna e një vajze e kompletoi dukjen glamuroze me disa unaza diamanti që kishte vendosur në duart e saj.

View this post on Instagram

💗✨

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

“A mund të qëlloni ngjyrën time të preferuar”, ishte përshkrimi krahas këtyre imazheve tërheqëse që publikoi me 183 milionë ndjekësit.

Në një tjetër video të ndarë në Instagram më afër kamerës, Kylie kishte në fokus fytyrën e saj duke përdour një filtër që ia shfaqi më shumë grimin dhe dukjen e saj.

View this post on Instagram

can you guess my favorite color

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Kylie kohëve të fundit është përfolur edhe për një ribashkim me reperin Travis Scott, me të cilin ka edhe vajzën Storm.

Të njëjtit ishin të izoluar së bashku në Los Angeles me ç’rast ngjallën dyshime të shumta te publiku.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.