Ky është efektivi i policisë, që u gjend i vrarë brenda makinës

Lajme
10:01 | 05 Dhjetor 2020

Është gjetur i vdekur në makinë punonjësi i policisë, Xhuljano Prela. 26-vjeçari është pjesë e FNSH-së Shkodër.

Sipas policisë 26-vjeçari u vra ka gjetur vdekjen nga përdorimi i armës. Mësohet se Xhuljano Prela ishte student ne vitin e fundit për gradën nënkomisar. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton TCh.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.