Kushtoni vëmendje: E dini çfarë do të thonë piklat e bardha në thonjtë tuaj?!

Fun
10:04 | 13 Dhjetor 2020

Shumica e piklave të bardha apo njollave janë të shkaktuara nga flluskat e ajrit nën thonj

Njollat e bardha, të cilat quhen leukonychia, mund të shfaqen në disa mostra. Zakonisht shfaqen për shkak të lëndimeve të vogla në bazën e thonjve. Kështu pra thonjtë tuaj mund të tregojnë që është koha të shkoni te mjeku, shkruan Wall, përcjell Telegrafi.

Njollat e bardha në thonj mund të shfaqen edhe në lytha dhe kërpudha (onihomikoza) apo në psoriazë dhe ekzemë të cilat mund të kenë ndikim edhe në thonj. Njollat e bardha në thonj mund të jenë njëra ndër disa prej shenjave të sëmundjes së sarkoidozës, e cila përfshin lëkurën, mushkëritë dhe organet e tjera. Kur thoi është i butë dhe ka njolla të imëta të bardha, ajo gjendje është e njohur si Thoi i Plummerit, gjë që mund të na tregojë për hipertireozën.

Sa më poshtë të gjendet linja në thua, sëmundja është më e re. Shfaqja e linjës së bardhë horizontale mbi gjithë sipërfaqen e thoit mund të tregojë pengesën e zemrës, sëmundjen e Hodgkinit, malarien, madje edhe lebrën. Nëse i vëreni dy linja të bardha të holla horizontale në një apo më shumë thonj, do të thotë se është shenjë e hipoalbuminemisë, nivelit të ulur të albuminave në gjak.

Çrregullimi i asaj vije mund të shkaktojë disa gjendje shëndetësore kronike dhe akute, ndër të tjera janë edhe sëmundja e veshkave, cirroza e mëlçisë, probleme me zemrën dhe ushqimi jo i drejtë. Mirëpo, mos u brengosni, në shumicën e rasteve ato linja janë reaksione të inflamacioneve ndaj infeksionit apo lëndimit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.