Konkurrenti i revoltuar e përplas në tokë Renato Mekollin

Lajme
08:56 | 12 Dhjetor 2020

Renato Mekolli përfundoi në dysheme pas përplasjes me një konkurrent.

Emisioni “Hell’s Kitchen” mbrëmë u përball me një situatë jo të zakonshme. Gjithçka filloi kur shef Renato Mekolli e hodhi tiganin me patate, të përgatitur nga Eusebio, ndërsa ky i fundit reagoi i revoltuar.Më pastaj, Eusebio në atë nervozë shpërtheu me fjalë banale dhe e shtyu shefin, duke e përplasur atë për toke.

I gjithë ky veprim pasoi me përjashtim të konkurrentit nga kuzhina e famshme “Hell’s Kitchen”. Kjo nuk është hera e parë që Renato Mekolli përplaset me fjalë me një konkurrent të emisionit, por situata deri në këtë pikë nuk kishte arritur asnjëherë. 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.