Kolonë 300 metra e pritje 50 minuta, gjendja aktuale nëpër pika kufitare

Lajme
09:11 | 02 Janar 2021

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.

Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 minuta për të dal nga Kosova, përmes pikëkalimit kufitar në Merdare. Në këtë pikë kufitare, kolona është 300 metra. Po kaq shumë iu duhet të presin edhe te Dheu i Bardhë. Ndërkohë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.