Klea Huta rrëfen për pasiguritë që i kishte gjatë shtatzënisë

Magazine
02:50 | 08 Gusht 2020

Klea Huta rrëfeu për përjetimet gjatë shtatzënisë.

Klea Huta ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë që e pagëzoi Krid.

Menjëherë pas lindjes, Klea është kthyer në formë të mirë, ndërsa ka filluar edhe angazhimet në profesion.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo thotë se kishte pasiguri gjatë shtatzënisë rreth asaj se sa do i ndryshonte jeta dhe a do të kishte kohë për veten e projekte të reja.

“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time! Si ka qene eksperienca juaj pas lindjes?”, ka shkruar ajo.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.