Kivanç, Baris dhe Xhan zgjidhen ndër 100 meshkujt më të bukur në botë, kush u rendit në vendin e parë

Magazine
21:26 | 22 Dhjetor 2020

Faqja “Top Beauty World” me bazë në SHBA ka publikuar listën e 100 meshkujve më të pashëm në botë për 2020. Mes shumë emrave të njohur, në sy bien 3 aktorët me origjinë shqiptare, të njohur nga telenovelat turke.

Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug (vendi 33), Baris Arduç (vendi 68) dhe Can Yaman (vendi 89).

Pjesë e listës janë dhe aktorët turq Ça?atay Ulusoy, Kerem Bursin, Uraz Kayg?laro?lu, Burak Özçivit dhe Burak Tozkoparan.

Këngëtari korean Kim Taehyung zuri vendin e dytë në listë ndërsa aktori kinez Xiao Zhan zuri vendin e parë. Vendi i tretë shkoi për indianin Shahrukh Khan.

Pjesë e listës janë edhe Chris Hemsworth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.