Kështu po duket ‘Hyrremi’ shtatzënë në muajin e 5-të

Turke
00:29 | 04 Shtator 2020

Meryem Uzerli, aktorja e famshme gjermane e cila luan rolin e “Hyrremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm” do të bëhet nënë për herë të dytë.

Në një intervistë për revistën “Zamazingo”, Meryem tregoi se është 5-muajshe shtatzënë dhe po pret një vajzë.

“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”,-tha aktorja.

Meryem Uzerli është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara. Aktorja tani është shpërngulur në Berlin ku ka hapur një bar kafe ndërkohë vazhdon edhe profesionin e saj, aktrimin.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.