Kërcënimi i Vuçiç për luftë, ish-komandanti i UÇK-së: I kemi çu selam, jemi gati të vdesim për vendin

Lajme
20:33 | 15 Nëntor 2020

Pasditen e së dielës, i ftuar në ABC ishte, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku. Temë e bisedës me gazetaren Linda Karadaku ishte lufta çlirimtare, gjykata e Hagës, por Lushtaku foli edhe për pritjet që ka për qëndrimin e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bëra së fundmi nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, që konfliktet e ftohta mund të kthehen në përplasje zjarri si në Nagorno-Karabakh, ish-komandant i UÇK-së tha se i kanë çuar selam Vuçiçit që “jemi gati të vdesim për vendin tonë.”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.