Këngëtarja e njohur nuk përmbahet, publikon foto nudo pasi ia kërkojnë ndjkësit

Magazine
09:19 | 06 Janar 2021

Lizzo shfaqi me krenari fizikun, pasi iu bashkua sfidës virale të fotografive në Instagram.

Derisa ka kryesuar tabelat e këngëve, ajo është bërë e preferuara në rrjete sociale për shfaqjen me krenari të formave trupore, shkruan Daily Mail. Lizzo qëndroi e vërtetë sërish, kur publikoi fotografi tërësisht nudo, pasi u bë pjesë e sfidës virale të fotografive në Instagram.

Këngëtarja e Truth Hurts, 32 vjeçe, ndau fotografi nga pika të ndryshme dhe momente historike në jetën e saj, kur ra dakord me kërkesën e ndjekësve për të postuar foto nudo. Duke iu përgjigjur kërkesës së parë për ta parë atë me ‘pa rroba me një emoji’ që e mbulonte, Lizzo ndau një pamje të saj duke pozuar e zhveshur me afishe ‘Unë votova’ në secilin gji.

Një tjetër ndjekës i kërkoi që të publikonte foto nudi, një dëshirë që ajo ua plotësoi duke pozuar nga prapa në kamerë. Ndër fotografitë e tjera të ndara në këtë sfidë ishin fotot e saj me kolegë muzikantë, duke përfshirë Harry Styles, Megan Thee Stallion, Ariana Grande dhe Normani.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.