Kendall Jenner me pushime në Malibu, fotografohet me poza atraktive në bikini

Magazine
00:15 | 20 Korrik 2020

Ajo është duke qëndruar në një shtëpi verore në Malibu, me motrën e saj më të madhe, Kourtney Kardashian.

Por, Kendall Jenner nga këto pushime ka sjell imazhe të ndryshme, derisa shihet nën shoqërinë e shokut të ngushtë të saj, Fai Khadra, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja përndryshe është parë në bregdet, ndërsa ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore.

E veshur me një palë pantallona të shkurtra, Kendall ka vendosur të mbajë një kapele, teksa mbrohej nga rrezet e diellit.

Më pas, bukuroshja brune ka përdorur edhe aksesorë shtesë, duke vënë vathë dhe syze me ngjyrë kafe.

Ndërkaq, në anën tjetër të plazhit, Kourtney dhe Scott kanë qenë të zënë duke i argëtuar fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.