Kelmendi: Me “bulliqa” nuk arrihet ndryshimi

Lajme
10:40 | 26 Nëntor 2020

Anëtari i PDK’së Migjen Kelmendi ka ironizuar me përzgjedhjen e Vetëvendosjes me kandidantin Shpejtim Bulliqin për të udhëhequr Podujevën.

Kelmendi thotë se VV’ja e cila u prezentue si garancë e ndryshimit, pa asnjë skrupull kandidon një figurë të kompromitueme edhe profesionalisht edhe politikisht si Bulliqin. “Partia qe u prezentue si garance e ndryshimit, pa asnji skrupull kandidon nji figure te kompromitueme edhe profesionalisht edhe politikisht si Bulliqin. Ka me mbete e randesishme fotoja dhe shetitjet e Kurtit me Bulliqin neper rruget e Podujeves.
Per Kurtin pushteti arsyeton gjithçka. Edhe foton edhe kandidimin e Bulliqit, edhe kompromitimin (e perkoheshem mendon Kurti)”, ka shkruar ndër të tjerash Kelmendi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë: Me “bulliqa” nuk arrihet Ndryshimi! Per me kuptue krejt farsen dhe manipulimet e Albin Kurtit dhe VV, nuk kam aktualisht shembull ma te gjetun se kandidimin e Bulliqit per Podujeve.
Partia qe u prezentue si garance e ndryshimit, pa asnji skrupull kandidon nji figure te kompromitueme edhe profesionalisht edhe politikisht si Bulliqin.
Ka me mbete e randesishme fotoja dhe shetitjet e Kurtit me Bulliqin neper rruget e Podujeves. Per Kurtin pushteti arsyeton gjithçka. Edhe foton edhe kandidimin e Bulliqit, edhe kompromitimin (e perkoheshem mendon Kurti). “Lazni car Scepan Mali’ s’po e kupton qe krejt po doket! Qe asht cullak ne gjakimin e tij per pushtet, dhe Bulliqi ka me mbete logo e “forces se ndryshimit” dhe kompromitimit.

Apo ndoshta po e kupton mire, por Qellimi po ja arsyeton Mjetin, si krejt tjereve deri sot. Me ‘bulliqa’ askush, qe veç pak din me mendue, nuk pret kurfare ndryshimi. E keqja asht qe Kurti po llogarit ne ate mase te njerezve tane qe e kane zor me mendue! Mendon Albini per ta:)

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.