Joshua e pranon publikisht: Dua të boksoj me Tyson Fury

Fun
09:42 | 13 Dhjetor 2020

Anthony Joshua ka konfirmuar planet e tij për një ballafaqim me Tyson Fury.

Anthony Joshua nuk ka frikë nga askush. Pas fitores ndaj sfiduesit Kubrat Pulev, kampioni në fuqi i kategorisë së rëndë në boks e tha publikisht emrin e kundërshtarit të tij të ardhshëm. “Tyson Fury? Duhet t’i pyesni edhe tifozët”, tha Joshua duke konfirmuar vendosmërinë e tij të ballafaqohet me bashkëkombësin e tij.

“Unë jam i gatshëm për të gjithë, i gatshëm t’i nokautoj të gjithë”, shtoi ai. Promotori i tij, Eddie Hearn shtoi: “Fury? E dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë dëshiron AJ edhe pse ai deklarohet më i rezervuar. Do të punojmë drejt marrëveshjes”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.