Ja si ka arritur Klea të heqë 16 kg pas lindjes

Magazine
23:18 | 07 Nëntor 2020

Klea Huta u bë 5 muaj më parë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë Kridin, i cili e ka ndryshuar totalisht atë sikundër na ka treguar edhe vetë aktorja.

Përveç përkushtimit të saj ndaj të voglit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këto kohë është fakti se Klea është rikthyer shumë shpejt në formë, duke patur një fizik që e kemi zili të gjitha.

Të gjithë duan të dinë sekretin dhe ka qenë vetë Klea ajo e cila e ka zbuluar.
Si ia ke dalë që je në super formë pas lindjes- ka pyetur fansja, teksa përgjigja e Kleas ka qenë kjo: “Mendoj se është edhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, mu desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.