Ja se kur do fillojn xhirimet e sezonit të dytë tek seriali “Ask 101”

Turke
23:50 | 08 Korrik 2020

“Aşk 101 / Dashuria 101” është një serial turk i cili jepet në Netfix.

Sezoni i parë pati sukses dhe vëmendje të madhe sidomos nga adoleshentët pasi vetë seriali ka në thelb adoleshencën.

Aktorët e serialit janë Kubilay Aka, Alina Boz, Selahattin Paşalı, İpek Filiz Yazıcı, Mert Yazicioglu, Pınar Deniz dhe Kaan Urgancıoğlu. Sezoni i parë, i cili përbëhet nga 8 episode, është publikuar me 24 Prill 2020.

Sezoni i parë është drejtuar nga Ahmet Katıksız dhe është shkruar nga Meriç Acemi dhe Destan Sedolli.
Në sezonin e dytë regjizori do të jetë Gönenç Uyanik.
“Aşk 101” po zgjat përgatitjet për sezonin e 2-të xhirimet e të cilit do të fillojnë me 15 Korrik. /MuzikTurke.com/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.