Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, në një lidhje me futbollistin shqiptar

Magazine
20:11 | 14 Nëntor 2020

Larsa Pippen është në një lidhje me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi? Mund të tingëllojë e pabesueshme, por po, është e vërtetë.

Lajmin e konfirmon “Prive” që ka mësuar se Krasniqi është në lidhje dashurie me modelen amerikane, ish-e dashura e basketbollistit legjendar amerikan Scottie Pippen.

Futbollisti dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke shtuar edhe më shumë thashethemet për lidhjen e tyre.

Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën”.

Dyshja po jetojnë një romancë të bukur prej disa muajsh, teksa është vënë re se 46-vjeçarja së fundmi ka vendosur edhe një varse me shkronjën L dhe në foton e publikuar prej saj, Krasniqi ka komentuar “Më pëlqen”.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.