Ish-presidentin Thaçi e mbrojnë pesë avokatë në Hagë

Lajme
09:11 | 02 Dhjetor 2020

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet nga pesë avokatë në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar të martën në mbrëmje dokumentin për aprovimin e avokatëve shtesë për Thaçin. Thaçi do të mbrohet nga Sophie Menegon, David Hopper, Dastid Pallaska, Samuel Blom-Cooper dhe Pierre-Richard Prosper. Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës
ndërkombëtare

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.