Ibrahim Tatlises rikthehet pas 9 vjetësh në ekran, ja cilën këngë këndoi (Video)

E fundit
11:36 | 15 Nëntor 2020

Ibrahim Tatlises është rikthyer në ekran, pas 9 vjetësh.

Këngëtari turk me renome ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises është rikthyer me emisionin e tij të famshëm “IBO SHOW”, pas 9 vjetësh mungesë. Madje ai këndoi edhe një këngë e që është ajo e famshmja ““Haydi Soyle”, transmeton lajmi.net.

Në emisionin e tij të parë pas mungesës së gjatë, ai pati mysafirë disa nga emrat e njohur të muzikës në Turqi, duke përfshirë edhe këngëtaren, Sibel Can. Më këtë të fundit pati edhe një duet gjatë emisionit.

68 vjeçari pa vdekjen me sy në Mars të vitit 2011, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.