Hoti: Zotohemi për modernizimin e ushtrisë, UÇK-ja bëri luftë të pastër e të drejtë

Lajme
13:42 | 27 Nëntor 2020

Kryeministri Avdulla Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të mundësoj zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Hoti në fjalimin para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës, shtoi se krejt kjo do të arrihet duke blerë e pajisje moderne që i japin mundësi ushtrisë të kryej detyrat dhe obligimet që ka. “Ju shpreh urimet më të ngrohta për këtë ditë. Edhe gjatë muajve të rëndë të këtij viti pjesëtaret e FSK-së e kanë dhënë provimin. Më lejoni që në Ditën e Forcës të iu shprehë mirënjohjen dhe falënderimit gjitha vendeve mike që fal ndihmës së tyre FSK-ja është institucion që na bënë krenar të gjithëve”.

“Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”. Me këtë rast ai ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

Sipas kreut të ekzekutivit populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për liri e pavarësi, raporton EO. “Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian. Me qëllim të arritjes së një marrëveshje me Serbinë ne jemi të përkushtuar me të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull”. “Republika e Kosovës ka dhënë prova të fuqishme se është për paqe e marrëdhënie të mira. Populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për pragun e derës për liri e pavarësi. Ne do të kërkojmë që drejtësia ta thotë fjalën e plotë të saj”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.