Hidhet nga lartësia e spitalit në Tiranë, ndërron jetë 60 vjeçari

E fundit
09:57 | 30 Nëntor 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë.

Një 60-vjecar është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë. “Balkanweb” raporton se pacienti është hedhur nga spitali Covid 2 Shefqet Ndorqi. Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.