Haxhiu: Disa deputetë të VV’së kanë financuar projekte dhe raporte kundër UÇK’së për Specialen

Lajme
20:51 | 14 Nëntor 2020

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për financim të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu po thotë se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë financuar projekte dhe raporte kundër UÇK’së për Gjykatën Speciale.

 

Ai tha se këto kanë ndodhur përmes xhirollogarive bankare të këtyre anëtarëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët tani do të dalin të gjitha në Speciale.

“Gjykata Speciale u formua vetëm për t’i eliminuar pjesëtarit e shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së dhe bashkë ndihmues janë disa bashkëpartiak edhe të Albin Kurtit të cilët kanë financuar projekte, janë publiku raporte kundër UÇK’së dhe të cilët janë financuar edhe nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje përmes xhirollogarive bankare”, tha Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu tha se Albin Kurti duhet t’i kërkon falje të gjithë qytetarëve dhe Hashim Thaçit kur gënjeu se Gjykatë Speciale po e formon Hashim Thaçi për t’i dërguar shokët në Hagë.

“Albin Kurti sot duhet me i kërku falje qytetarëve dhe Hashim Thaçit për shpifjet dhe rrenat që i ka bë në Kuvend, Albin Kurti ka thënë në Kuvend se Hashim Thaçi po e bën Specialen me i qu shokët po s’ka me shku vet, Hashim Thaçi sot është në Hagë”, tha Haxhiu në Klan Kosova, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe tha Haxhiu se këto dita do të dalin fakte të reja në lidhje me bashkëpunimin e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit me Specialen.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.