Haxhi Shala reagon në drejtim të Vjosa Osmanit: Fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit

Lajme
09:06 | 26 Nëntor 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të U.d së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për shkarkimin e djalit të tij Flakron Shala nga posti i konsullit.

Shala duke e uruar Flakronin për ditëlindje, tërthorazi e përmendi edhe vendimin e Vjosa Osmanit, e cila gjatë ditës së djeshme e shkarkoi djalin e Shalës nga posti i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë të Çekisë. Shala e quajti Osmanin fundërrinë, edhe pse nuk ia përmendi emrin saktësisht. “Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe të Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”.

Postimi i plotë: “Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.