Haradinaj për Rugovën: Udhëhoqi vendin me mjete paqësore, bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara

Lajme
09:09 | 02 Dhjetor 2020

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Duke i uruar ditëlindjen, Haradinaj tha se kishte fatin të jetë bashkëpunëtorë i Rugovës në vitet e para të lirisë. Tutje ai shtoi se gjithmonë i kujton idetë dhe qëndrimet e tij,bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen në kohën kur ishte ftuar të ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare.

Postimi i plotë: Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët. Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh. Urime ditëlindja, President! RH

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.