Haradinaj: Një deputet i AAK’së i ka ndërruar 5 aeroplanë për të mbërrirë për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje

Lajme
09:34 | 21 Nëntor 2020

Haradinaj: Një deputet i AAK’së i ka ndërruar 5 aeroplanë për të mbërrirë për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qenë dhe do jetë e gatshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21, ka thënë se për votim të këtij projektligjit, njërit nga deputetëve të tij i janë dashur t’i ndërrojë pesë aeroplana. “Në asnjë seancë nuk kemi mungu asnjë deputet. Pesë aeroplana i ka ndërru një deputet për me mbërri me e votu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i GP’së së AAK’së ka folur edhe lidhur me gjendjen e krijuar në koalicionin qeverisës të legjislaturës së shtatë. “Ne i kemi numrat për me e kalu çdo ligj, është krejt diçka tjetër se çfarë komunikimi po ka z. Hoti me partnerët e tjerë të koalicionit. Nuk besoj se Lista Serbe po e bllokon votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonimike. Nuk besoj se ky koalicion ka krizë në numra”, ka thënë ai. Deputeti i Kosovës ka folur edhe për heshtjen e BE’së karshi gjetjeve të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë përgjatë luftës të fshehura në Serbi. “Nuk ka reagim prej ndërkombëtarëve për varrezat masive në Serbi. Kjo po e shfaq një përkëdhelje të BE-së ndaj Serbisë”, vlerësoi ai.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.