Haradinaj mbledh Jasharët dhe Lladrovcët në Jabllanicë

Lajme
22:46 | 15 Nëntor 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të dielën Jabllanicën, fshatin e dajës së tij, Lahi Brahimajt.

Bashkë me të ishin kanë qenë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Sot në Shqiponjë, Jabllanicën e luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar, me Jasharët, Lladrovcët dhe shumë familje të respektuara. Faleminderit dajë për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.