Haradinaj: Edi Rama më ka paditur, nuk ka logjikë të takohem me të

Lajme
09:27 | 30 Qershor 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për vizitën e Ramës në Kosovë.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shprehur një interesim për takim me Edi Ramën por vet ish-kryeministri ka refuzuar.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Debat Plus me Ermal Pandurin – RAMUSH HARADINAJ

Debat Plus me Ermal Pandurin – RAMUSH HARADINAJ Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së

Posted by RTV Dukagjini on Monday, June 29, 2020

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.