Hande Erçel konfirmon ndarjën, ja çfarë thotë ajo për ish të dashurin

Turke
22:31 | 18 Korrik 2020

Aktorja e njohur turke Hande Erçel të cilën e shohim në serialin “Sen Çal Kapımı”, dhe i dashuri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se çifti kanë marrë vendimin final që të mos jenë më bashkë. Ky lajm vjen i papritur në një kohë kur pritej që aktorja dhe këngëtari të martoheshin.

Vetëm pak kohë më parë mediat turke shkruanin se çifti po planifikonte martesën rreth muajit Korrik të kësaj vere, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për ta kohët e fundit. Hande dhe Murat jetuan një histori dashurie prej vitesh, ku nuk munguan ndarjet e ribashkimet, një histori me plot acarime dhe zbutje mes tyre.

Këtë herë duhet se nuk ka më kthim pas për ta. Çifti shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe thashethemeve për ndarje.
Pas lajmeve dhe thashethemeve të shumta Hande ka reaguar dhe ka shpjeguar situatën. Aktorja e bukur ka konfirmuar ndarjen në InstaStory .

“Pas lajmeve të sotme, unë ndihem e detyruar të ndaj mardhënien time me Muratin në mënyrë miqësore për të mos mbajtur axhendën e zënë. Muratin do ta kujtoj si ditët më të vështira që kam kaluar në jetën time , ai nuk ka qenë vetëm dashnor për mua, ai u bë mik për mua, një mik rruge .Ai është shumë i rëndësishëm për mua. Kështu që edhe pse si dy njerz ne përfunduam mardhënien tonë, unë dua të theksoj se është dëshira jonë e vetme për të qëndruar miq dhe rrethi ynë i ngushtë është akoma i njejtë me kthimin e viteve të gjata. Kështu që unë dua që vendimin tonë ta respektoni të gjithë dhe të mos shkruani lajme jo të vërteta , ju lutem.” – shkruan Hande duke theksuar që janë ndarë me vendimin e të dy palëve dhe se do të mbeten shokë. /MuzikTurke.com/

Etiketimet:
Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.