‘Gymysh’ i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin turk

Turke
14:04 | 28 Korrik 2020

Aktorja shumë e njohur  prej rolit të “Gymyshit”, Songul Oden i ka dhënë fund beqarisë.

Aktorja 41-vjeçare u martua këtë të hënë me biznesmenin Arman Biçakçi me një ceremoni private.

Çifti organizuan një dasmë të vogël në shtëpinë e biznesmenit, ku ftuan vetëm 20 persona, pra familjarë e miq.

Songul Oden dukej shumë elegante dhe plot sharm ditën e dasmës teksa kishte veshur një fustan të thjeshtë nusërie.

Songul dhe Arman janë bashkë prej 3 vitesh dhe kanë menduar që pasi pandemisë së koronavirusit t’i vijë fundi, ata do të bëjnë një dasmë madhështore me më shumë të ftuar.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.