Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

E fundit
09:44 | 24 Nëntor 2020

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për grumbullimet që i bëri dje në Podujevë, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore.

Dje ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet në Komunën e Podujevës. Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin, Avdullah Hoti e liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. “A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.