Grenelli ‘rrëshqet’ keq, falënderon një kriminel lufte në Ditën e Veteranëve

Lajme
16:54 | 12 Nëntor 2020

Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në administratën e Trumpit, Richard Grenell, ka rënë pre e një mashtrimi pasi një korrespondent i një magazine me prirje të majtë e mashtroi duke e bërë që të falënderonte një kriminel lufte për shërbimin e tij në ushtrinë amerikane.

Ken Klippenstein, korrespondent i revistës “The Nation”, në një postim në Twitter e publikoi edhe fotografinë e Bill Calley-t, duke lënë të kuptohet gabimisht se personi në fotografi është gjyshi i tij, shkruan Businessinsider. Calley ishte dënuar për vrasjen e së paku 22 personave të paarmatosur në një masakër në vitin 1968 gjatë Luftës së Vietnamit. Zyrtari ushtarak ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por pas një rigjykimi, i kishte kaluar vetëm tri vjet në arrest shtëpiak.

Klippenstein tha në postimin e tij se gjyshi i tij është një fans i madh dhe se Grenelli do t’ia ndreqte ditën, nëse ai do t’ia përmendte emrin, transmeton Gazeta Express. Sipas pamjeve nga mesazhet e shkëmbyera në telefon, Grenelli e ka pyetur këtë gazetar se si e ka emrin gjyshi, ndërsa korrespondenti ia ka dhënë emrin e Calleyt. Katër minuta më sa, Grenelli shkroi në Twitter: “Faleminderit për shërbimin tënd, Bill Calley!”

Ai më vonë e pranoi se është mashtruar. “I mashtruar. Duke u përpjekur të ofroj ndihmë për njerëzit që afrohen në Ditën e Veteranëve. Është një turp që njerëzit e bëjnë këtë në një ditë si kjo. Uashingtoni është një qytet i sëmurë”, shkroi ai.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.