Grabitje e armatosur në një depo në Ferizaj, lëndohet rojtari

Lajme
09:59 | 15 Dhjetor 2020

Një rojtar në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime, pasi ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta.

Siç njofton PK, të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular, po ashtu ata kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Ferizaj 14.12.2020-00:50. Viktima mashkull kosovar roje në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime se ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular. Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.