Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Lajme
09:37 | 06 Janar 2021

Me këtë rast, Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit.

Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tash së fundmi. Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se përkundër kushteve të propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rrezik që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.

Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar kushtet si në vijim: Kushti 1: Gucati të mos hyjë në Prishtinë. Kushti 2: Ta ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim, në detajet e së cilës do të ketë akses Prokuroria e Specializuar. Kushti 3: Gucati të jetojë jashtë Kosovës. Të banojë dhe flej çdo natë në shtëpinë e caktuar në(adresa e redaktuar) shtet i palës së tretë. Kjo shtëpi i përket një të afërmi të tij, dhe në të njëjtën jetojnë edhe familjarët.

Ndërkaq avokati i Nasim Haradinajt kishte propozuar këto kushte: Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë. Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj. Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar. Kushti 4: Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara. Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).

Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës. Sidoqoftë, këto kushte janë hedhur të gjitha poshtë, dhe paraburgimi ndaj të dyve është vazhduar.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.