Gjoshi i PDK’së: Pse po hesht Albin Kurti, Haki Abazi vizitoi arkivat e ushtrisë që vrau e masakroi kosovarët

Lajme
20:32 | 14 Nëntor 2020

Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi ka pyetur liderin e VV’së, Albin Kurti se pse po hesht në lidhje me ngjarjet e fundit ku është parë se i besuar i tij Haki Abazi ka vizituar arkivat e ushtrisë kriminale të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Gjoshi ka shkruar se është fyerje për viktimat dhe familje kosovare që humbën jetën nga ushtri kriminale e Serbisë.

Ai tha se vizita në arkivat e Ushtrisë Krimianle të Serbisë që ka vrarë e masakruar popullin e Kosovës është anti-kombëtare, por kjo nuk e pengon Haki Abazin e Vetëvendosjes.

Tutje Gjoshi ka shkruar se numri dy i Qeverisë së Kosovës ka vizituar arkivat e ushtrisë së Serbisë dhe se Albin Kurti duhet të kërkon falje për këtë.https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/219013446308891

Postimi i plotë nga Gjoshi:

PSE PO HESHT ALBIN K. PËR HAKI ABAZIN QË KA VIZITUAR ARKIVAT E USHTRISË KRIMINALE TË SERBISË?
>> Si është e mundur që Albin K. e caktoi numër 2 të Qeverisë së Kosovës një njeri që ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Miq të mi!
Kaluan disa ditë dhe Albin K. po hesht përballë një lajmi tronditës për shqiptarët. Ish zëvendësi i tij në Qeveri, Haki Abazi, dhe tani bashkëpartiak në Vetëvendosje, në vitin kur është shpallur Pavarësia e Kosovës ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për rreth 15 mijë shqiptarë të vrarë në Luftën e Kosovës 1998-1999.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për përdhunimin e 20 mijë grave shqiptare në këtë luftë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për miliarda dëme ekonomike ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ciëve u ka djegur dhe shkatërruar shtëpitë.
>> Ushtria Kriminale e Serbisë është përgjegjëse direkte për vrasjen dhe masakrimin e qindra-mijëra njerëzve në Rajon vetëm brenda një dekade.
Miq të mi!
Është anti-kombëtare të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë që ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, por kjo nuk e pengon Haki Abazin e Vetëvendosjes.
Është fyerje për viktimat e popullit tënd dhe familjeve të tyre të vizitosh Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, por kjo nuk i bën përshtypje zëvëndësit të Albin K.
Por,
Pse po hesht Albin K. dhe nuk po e thotë asnjë fjalë të vetme për Vizitorin e Arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Si është e mundur që Albin K. e caktoi numër 2 të Qeverisë së Kosovës një njeri që ka vizituar Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë?
Albin K. duhet t’i kërkojë falje qytetarëe të Republikës së Kosovës, vitkimave dhe familjeve të tyre, sepse e ka emëruar Zëvëndëskryeministër një njeri që bën vizita nderi në Arkviat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë.
#AntiKombëtar #Mashtrues

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.