Gjinden armë në një shpellë në Bujanoc, mediat serbe thonë se janë të UÇPMB-së

Lajme
21:28 | 16 Nëntor 2020

Sasi e madhe e armëve janë gjetur dje në Bujanoc. Në njoftimin e mediave serbe thuhet se armët dhe municioni janë gjetur nga një inspektim që ka ndodhur dy ditë më parë.

Sipas Kurir, armët janë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në mesin e armëve thuhet se ka patur edhe mortajë të modelit “Osa”, një minë anti-tank, një thes me nitroglicerinë, tre kuti municioni dhe një pajisje gjurmimi.

Ushtria serbe thuhet se ka siguruar vendin dhe nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.