Gjermania shton presionin, kërkon aprovimin e vaksinës kundër COVID-19 para Krishtlindjeve

Lajme
10:06 | 15 Dhjetor 2020

Gjermania ka kërkuara nga agjencia rregullatore e Bashkimit Evropian të miratojë një vaksinë të koronavirusit para Krishtlindjeve.

Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë rriti më tej presionin mbi agjencinë rregullatore të Bashkimit Evropian, duke kërkuar që ajo të miratojë një vaksinë të koronavirusit para Krishtlindjeve, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Dpa. “Qëllimi ynë është një miratim para Krishtlindjes në mënyrë që të mund të fillojmë vaksinimin këtë vit,” tha Jens Spahn të hënën vonë.

Spahn tashmë kishte shprehur padurim me Agjencinë Evropiane të Barnave të dielën, duke theksuar se Gjermania ka krijuar më shumë se 400 qendra vaksinimi dhe ka aktivizuar rreth 10,000 mjekë dhe staf mjekësor dhe ishte gati të fillonte vaksinimet masive që nga e marta. Spahn po bën presion për aprovimin e shpejtë të një vaksine të re të zhvilluar nga BioNTech e Gjermanisë dhe prodhuesi i barnave amerikane Pfizer që tashmë është autorizuar për përdorim në Britani, SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Por Gjermania nuk mund ta përdorë atë sepse ende është duke pritur miratimin nga EMA, e cila vlerëson barnat dhe vaksinat për 27 vendet e BE-së.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.