Gjatë gjithë udhëtimit

Nostalgji
20:04 | 04 Korrik 2020

Poezi nga: Nazim Hikmet
Përktheu: Faslli Haliti

Gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia nuk u nda nga unë
nuk them se ishte si hija ime
më rrinte pranë edhe në errësirë
nuk them se ishte si duart dhe këmbët e mia
kur fle humbin duart dhe këmbët
unë s’e humbja nostalgjinë as gjatë gjumit

gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
nuk them se ishte uri ose etje a dëshirë
në freski zagushi ose acar
ishte diçka që s’mund t’arrihej me ngopje
me gëzim a trishtim nuk ishte e lidhur
në qytete në retë në këngët në kujtimet
ishte brenda meje dhe jashtë meje ish.

gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
dhe nga udhëtimi s’më mbeti asgjë veç kësaj nostalgjie.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.