Genta tregon barkun, pas lajmeve për shtatzëni

Magazine
18:59 | 18 Shtator 2020

Genta Ismajli këto ditë është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Këngëtarja Genta Ismajli muajt e fundit e kishte zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja sjell vazhdimisht fotografi pranë të dashurit dhe duket shumë e lumtur, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Në disa fotografi që ditët e fundit qarkulluan në rrjete sociale, Genta ishte veshur me një fustan të zi dhe i dukej barku më i fryrë.

Megjithatë, ajo nuk është deklaruar rreth këtyre pretendimeve dhe së fundi publikoi video duke ushtruar bashkë me partnerin në palestër.

Ajo ishte veshur me veshje sportive teksa po ushtronte dhe në disa raste e filmonte edhe partnerin.

Nuk dihet nëse këto video janë realizuar më parë, apo Genta e kishte vizituar tani palestrën bashkë me të dashurin.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.