Geci: Kurti do shkatërrimin politik të Osmanit, do të përfundojë si Daci e Sejdiu

Fun
19:07 | 12 Dhjetor 2020

Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka thënë se Vjosa Osmani do ta përfundojë karrierën e saj politike nëse largohet nga LDK-ja.

Geci ka shkruar në Facebook se Albin Kurti dhe VV’ja të arriturën më të madhe e kanë shkatërrimin politik të Vjosa Osmanit dhe LDK-së. “Po më vjen shum keq që Vjosa Osmani nuk ka arriturr ta kuptoj se e arritura më e madhe e Albin Kurtit dhe e LVV është shkatërrimi politikë i rivalës së tij kryesore Vjosa Osmani, e në të njejtën kohë edhe dëmtimi përkohêshëm i LDK-ës”, ka shkruar ai.

Ish-deputeti i LDK’së ka thënë se karriera e Osmanit do të përfundojë si e Dacit dhe Sejdiut. “LDK do të rikthehet gradualisht, por karriera politike e Vjosa Osmanit do të perfundoj ngjashëm me atë të Nexhat Dacin ,Jakup Kraaniqin, Genc Pollon Bamirë Topit Fatmir Sejdiu etj. që te gjith kanë ikur nga trungu i rritës se tyre politike dhe kanë perfunduar karrieren politike”, ka thënë Geci.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.