Gecaj: Dentisti Xhelal Sveçla po i fuen aktivistët e LDK-së që u vranë nga dora kriminale

Lajme
10:14 | 25 Nëntor 2020

Kanë vazhduar polemikat në distancë mes LDK-së dhe VV-së, konkretisht taborrit të Agim Veliut dhe atij të Shpejtim Bulliqit.

Pas një reagimi që pati mbrëmë ish-u.d i ministrit të Brendshëm i VV-së, Xhelal Sveçla, këtij të fundit i është përgjigjur menjëherë shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj. Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur “dentist” Sveçlën që guxon të ironizojë me plumbat kundër Agim Veliut, e që sipas tij një qasje e tillë është ofendim ndaj aktivistëve të vrarë të LDK-së.

“Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh. Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.