Gani Geci i reagon ashpër Albin Kurtit pasi kërkoi që të mbrohet ish-presidenti nga Specialja: Pasardhës ideologjik dhe politik i Thaçit

Lajme
21:03 | 16 Nëntor 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditën e djeshme ka folur mbi arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Sipas Kurtit, arsyetimi i Speciales se kjo ndërmarrje ka ushtruar veprime nga viti 1998 është i pabesueshëm, derisa ka thënë se po të bëhej fjalë për vitet e mëvonshme edhe do të ishte e besueshme.

Mes të tjerave, ai ka kërkuar që qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.

E, lidhur me këtë kërkesë të Kurtit ka reaguar edhe Geci.

Sipas Gecit, gjithë këtë, lideri i Vetëvendosjes po e bën vetëm për vota.

Ai madje shkon aq larg sa që Kurtin e quan pasardhës ideologjik dhe politik të Thaçit.

Ja shkrimi i tij:

Njerëzit që akuzojnë për të fituar vota dhe kthehen i hanë fjalët e veta e të mbrojnë prapë për të fituar vota nuk janë asgjë tjetër vetëm pasardhës ideologjik dhe politik të Hashim Thaçit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.