Fshati në festë, presin lindjen e një bebe, prej 23 vitesh pa asnjë lindje

E fundit
00:28 | 17 Dhjetor 2020

Një fshat në Gjenovë të Italisë po bëhet gati që të presë lindjen e një bebeje. Kjo gjë është fenomen i rrallë në këtë fshat, ku nuk ka pasur lindje në 23 vitet e fundit.

Fshati ka vetëm 73 banorë dhe zyrtarisht është komuna më e vjetër e Italisë, me një moshë mesatare mbi 66 vjeç. Quhet Fascia, provinca e Genova-s dhe, nga vetë emri, nuk është një vend ekzotik që ju fton të udhëtoni. Gjatë pandemisë 73 banorët e fshatit ishin vetëm, pa hyrje dhe dalje duke qenë të mbrojtur edhe nga pandemia.

“Jemi vendi më i vjetër, por këtu jetohet mirë falë ajrit të pastër, nuk ka ndotje akustike dhe konsumojmë prodhimet e shëndetshme të tokës sonë. Tashmë, falë një çifti që është transferuar te ne për arsye pune, do të kemi edhe një banor të ri në fshatin tonë. Sapo të përfundojë emergjenca e Covid-19, do të bëjmë festë të madhe sepse kemi 23 vite që presim një lindje”, u shpreh kreu i komunës, Marco Gallizia.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.