Fotografia e nënës me fëmiun duke fjetur në rrugë, Komuna e Prishtinës del me sqarim

E fundit
09:34 | 03 Dhjetor 2020

Mbrëmë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një gruaje dhe një fëmije duke fjetur në rrugë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj. Kukaj ka thënë se kjo foto është fake news dhe se fotografia është realizuar në Siri para tri vitesh.

Shkrimi i plotë: Nje njoftim casti! Sonte ne mbremje eshte vene ne qarkullim nje lajm me nje fotografi ku shihet nje grua me femije e shtrire ne trotuar duke pretenduar se eshte fotografi aktuale ne Prishtine. Policia e Kosoves dhe punetori social kujdestar nga Qendra per Pune Sociale ne Prishtine jane angazhuar per dy ore ne qytet qe ta vertetojne kete lajm dhe ai doli te jete nje FAKE NEWS. Fotografia si duket eshte nga Siria, e vitit 2017.

Prandaj, marr shkas kete lajm te rreme qe te ju bej thirrje qe mos biem pre e klikimeve fallco dhe nese ju rastis qe me te vertete hasni ne te tilla pamje ne Komune te Prishtines, te kontaktoni Policine e Kosoves ne numri 192. Ju falemnderoj per interesimin e cdonjerit prej jush dhe njekohesisht ndaj me ju te njejtin shqetesim per pamjet e tilla.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.