Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Lajme
09:30 | 26 Nëntor 2020

Forca e Sigurisë së Kosovës, epitetin e institucionit më të besueshëm në vend, vazhdon ta mbajë për vite me radhë.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë. Nga të gjitha të dhënat rezulton se, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar, me 81 për qind të të anketuarve që kanë besim ose besim të plotë në të. Ky raport është publikuar në kuadër të projektit rajonal “Barometri i sigurisë në Ballkanin Perëndimor – promovimi i llogaridhënies në Institucionet e Sigurisë dhe Drejtësisë” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).

Forca e Sigurisë së Kosovës, epitetin e institucionit më të besueshëm në vend, vazhdon ta mbajë për vite me radhë. Ky është rezultat i politikave të duhura të qeverisjes së mirë dhe integritetit institucional me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e udhëheqjes, administrimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe drejtimit, komandimit dhe operacionalitetit të FSK-së.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.