Floyd Mayweather do të rikthehet sërish në ring

Floyd Mayweather ka bërë të ditur se do të rikthehet në ring për të luftuar sërish.

Kjo do të jetë hera e katërt që 43 vjeçari rikthehet nga pensionimi. Hera e fundit kur Mayweather u rikthye nga pensionimi, u ndesh me luftarin nga radhët e MMA, Connor McGregor, duel nga i cili doli triumfues. Tani, amerikani do të ndeshet me një figurë tjetër kontraverse, pasi që kundërshtari i tij nuk është boksier profesionist.

Fjala bëhet për Logan Paul, i cili është një, aktor dhe “Youtuber” dhe nuk ka lidhje me boksin. Logan në fakt ka të regjistruar një meç boksi, në vitin 2018 ai luftoi me “kolegun” e tij, i cili po ashtu ishte një “youtouber” nga Britania e Madhe i quajtur, Olajide Olayinka Williams. Këtë ndeshje, Logan e humbi me TKO. Tani, ndeshja Mayweather – Logan ,do të zhvillohet me 20 shkurt, 2021.

https://www.facebook.com/qnthboxing/videos/1054736581668189

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.