Flet personi që incizoi Masakrën e Krushës: Ja si u takova me Lulzim Bashën dhe çfarë diskutuam

Lajme
23:26 | 16 Nëntor 2020

Drejtuesit e lartë UÇK-së ndodhet para Gjykatës në Hagë dhe lufta e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër në Shqipëri.

Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për asimilimin e provave të luftës së Kosovës. Milaim Bellanica është dëshmitari që ka filmuar masakrën e bëra nga Serbia në Krushë të Madhe. I ftuar në Open në Top Channel, Bellanica tregoi ekskluzivisht bisedën me Lulzim Bashën.

“Kam shku në Kukës ku ka qenë strehu personat e Suharekës. Aty kanë ardh disa persona me uniforma të Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha ka ardhur me 13 persona të tjerë me helicopter në Kukës. Me kanë thirrë në emër. I zoti i shtëpisë më tha o kosovar më fike derën. Të strehuarit e tjerë kujtuan se ishte armiku. Basha më tha se jam student në Hollandë, dhe punoj si përkthyes për Gjykatën e Hagës. Më tha për kasetën që ne e ruajmë më mirë. Më ka pyt edhe sa para kam marrë për regjistrimin dhe i kam thënë se e kam ba për familjen time. I kam kërku vetëm të largohem nga Shqipëria dhe më thanë se Gjykata e Hagës nuk lëviz njerëz, por në bashkëpunim me BBC do të largojmë nga Shqipëria, vetëm kasetën origjinale ta kemi ne. Unë pranova”, tha Bellanica.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.