Flet autori i shtatores së Skënderbeut në Prizren: U bazova në shkrimet e Perandorisë Osmane

E fundit
23:16 | 30 Nëntor 2020

Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.

Kritikave ai u arsyetohet duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane. “Unë për vete jam i kënaqur për atë që kam bërë. Jam i kënaqur për atë që kam realizuar, ky është përfundimi im”, tha Aliaj për Top Channel. “Heronjtë nuk bijnë nga qielli as nga Marsi e as nga Hëna. I krijon populli ata’, tha Aliaj.

Por ku u bazua ai në krijimin e skulpturës? “Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek Perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua’- tha Aliaj. “Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të Perandorisë Otomane. Folklorizmi, unë vetë jam luftëtar për të krijuar këtë vend. Unë e di si duket luftëtari, strategët, kështu duhet me pas parasysh”, tha Alija.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.