Fatmire Kollçaku e arsyeton shefin e saj për mosreagimin ndaj Speciales: Kurti ka qenë i infektuar dhe në karantinë

Lajme
09:56 | 16 Nëntor 2020

Vetëm pas dy javësh që prej ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK’së ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. E për këtë, po aryetohet nga bashkëpartiakja e tij Fatmire Kollçaku, e cila po thotë se shefi i saj ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për dy javë qëndroi në karantinë.

Kështu ka deklaruar ajo në një intervistë për Euronews, ku sipas saj, Kurti është tepër “ballëhapur” në raport me Gjykatën Speciale. “E para është botërisht e njohur që Kurti ka qenë i infektuar me COVID dhe më shumë se dy javë ka qëndruar i karantinuar. Zoti Kurti së paku është tepër ballëhapur, sidomos në raport me Gjykatën Speciale dhe kjo nuk po ju pëlqen shumë aktorëve politikë në Kosovë. Lufta me Serbinë ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare. Gjatë këtyre viteve Albin Kurti dhe pjesëtarët e tjerë të Vetëvendosjes e kanë pasur të qartë këtë gjë dhe janë prononcuar ndër vite. Habitem me këto konstatime dhe kush vonoj dhe kush nuk vonoj në reagim”, ka thënë ajo, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, Kurti dje përmes një konference për media tha se shteti duhet që të mbrojë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët ndodhen të paraburgosur në Hagë. Vlen të theksohet se Kurti u kritikua shumë për fjalimin e djeshëm të tij, sidomos pas deklaratave që i kishte thënë më herët në raport me Gjykatën Speciale, duke iu drejtuar ish-presidentit “Shko Hashim (në Hagë)”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.